Qytetarit nga Mitrovica para një jave i është vjedhur vetura.

Ai nëpërmjet postimi në Facebook i ka ftuar hajnat për kafe, për t’u sqaruar se pse ata ia kishin vjedhur veturën.

Behxhet Uka, nga Mitrovica ka treguar se si Policia e Kosovës kishte arritur që ta gjejë veturën.

“Unë Behxhet Uka, shpresoj që ju tre hajdutet do mundohem të ju njoftoj edhe do u qeras nga një kafe edhe do më jepni përgjigje që çka ju kam pasur borxh që ma vodhet kerrin dhe nëse jeni burra ejani takohemi ballë për ballë”.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1630086477191471&id=100005704035136

Postimi i plotë:

Unë Behxhet dhe Ajet UKA, tash e sa vite kemi biznesin tonë familjar këtu në Kosovë dhe në Gjermani, andaj përmes këtij shkrimi dëshiroj të falënderojë Policinë e Shtetit të Kosovës, në veçanti Njësinë e Auto-Krimeve në Prishtinë, dhe tu bëje thirrje biznesmenëve dhe qytetarëve shqiptar, që ti zgjidhin problemet përmes Policisë së Kosovës dhe të besojnë tek shteti ynë Kosova, ku ne paguajmë taksa.

I gjendur i papergatitur dhe i pafuqishëm, përpara një situate që mund të përfundonte në lëndim fizik dhe shpirtëror, mjaftoi një numër telefoni me tre shifra 192. Në vendngjarje mbërriti Policia e shtetit të Kosovës, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm për afro një jave na ndihmuan në çështjen që kemi pasur ne së fundmi duke na e kthyer automjetin tonë Mercedes GLE, të cilin na e kishin vjedhur hajnat, këtë automjet vetëm sa e kishim blerë së bashku me vëllaun tim Ajetin i cili punon dhe vepron në Gjermani, andaj unë dhe familja ime UKA, jemi bërë të ndjehemi krenar me me Policinë e Kosovës dhe që jam një qytetar i Republikes së Kosovës.

Duke parë gjithë atë angazhim te forcave të Policisë së Shtetit të Kosovës, u ndjeva me turp se jo përherë kam pasur qejf të paguaj tatim taksat ndaj shtetit. I bëj thirrje njerëzve të thjeshtë që punojnë ndershëm për të siguruar bukën e gojës, botës së biznesit, intelektualëve që bëjnë lloj-lloj analizash, të mbështesin Policinë e Shtetit të Kosovës dhe t’i inkurajojmë moralisht ata në përbushjen e misionit që ajo/ata i ka vënë vetës e ku njeriu i thjeshte është në qender. Këtë e provova vetë.!

Respekte për Policinë e Kosovës

Unë Behxhet Uka, shpresoj që ju tre hajdutet do mundohem të ju njoftoj edhe do u qeras nga një kafe edhe do më jepni përgjigje që çka ju kam pasur borxh që ma vodhet kerrin dhe nëse jeni burra ejani takohemi ballë për ballë.