Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 506 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.084 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.105.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (62 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 38 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 13 janë në qytet, 3 në fshatin Letanc, 2 raste në fshatrat; Dobërdol, Dumnicë e Epërme, Llugë, Metehi dhe Shtedim dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Bradash, Dobratin, Gllamnik, Halabak, Kërpimeh, Livadicë, Metergoc, Peran, Sekiracë, Siboc i Epërm dhe Katunishtë.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 102.742 të tilla. Prej tyre, 2.105 pacientë kanë vdekur./Llapi.info