Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident komunikacioni sot në Prishtinë, ku për pasojë një polic ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se me rastin janë duke u marrë njësiti i trafikut, teksa një polic është duke marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur për Ahmeti.