Ish Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për të ndarë nga 150 euro shtesë në paga për sektorin e shëndetësisë.

Zemaj ka thënë se pas një viti në vijën e parë të betejës me virusin vdekjeprurës, një vit plot rreziqe e sakrificë, pa gjumë e pa familje, pa pushime e pa festa, shteti ynë, heronjtë e vet, në vend se t’i shpërblej, ua shkurton shtesat e merituara.

Sipas tij, ka vendim e tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë ndaj, derisa e cilëson si një hap prapa në shëndetësi.

“Pas një viti në vijën e parë të betejës me virusin vdekjeprurës, një vit plot rreziqe e sakrificë, pa gjumë e pa familje, pa pushime e pa festa, shteti ynë, heronjtë e vet, në vend se t’i shpërblej, ua shkurton shtesat e merituara.
Zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, heronjtë e ditëve tona, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë ndaj më meritorëve. Hap prapa në shëndetësi, sikur të çdo ditë të kësaj Qeverie”, shkruan Zemaj.