Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj zyrtarit policor, tani të pandehurit R.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji Nëntor 2020 deri më 20 Prill 2021, i pandehuri R.SH., ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeç.
Gazeta online ‘Reporteri.net’ nga burime të veta mëson se polici i arrestuar është Remzi Shillova nga Kamenica.
Ai dyshohet se sulmuar seksualisht me të miturën e cila sipas burimeve të gazetës ka probleme mendore.
Hetuesit e IPK’së në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, dhe me leje të Gjykatës kanë hetuar policin duke aplikuar masat e fshehta.
Deri te arrestimi i policit ka ardhur pasi janë siguruar provat dhe materialet tjera që dëshmojnë se i njëjti kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Pas arrestimit, mësohet të jetë bastisur edhe shtëpia e policit.
I pandehuri me vendim të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.