Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot gjatë ditës ka publikuar një pjesë të listës së kompanive të cilat kishin përfituar nga ndihma prej 60 milionë eurosh në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes, bazuar në numrin e punëtorëve.

Në këtë listë të bizneseve, del se u subvencionua edhe kompania “Birra Peja SH.A”, që është në pronësi të biznesmenit të njohur nga Peja, Blerim Devolli.

Kompania e Blerim Devollit, gjatë vitit 2020 mori plotë 76 mijë e 866 euro si ndihmesë për shkak të pandemisë së koronavirusit nga Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

‘Birra Peja’, në pronësi të korporatës ‘Devolli Group’, në ARBK e ka të regjistruar si Drejtor Menaxhues Ardian Jusufin. Aty figuron t’i ketë të regjistruar 217 punëtorë./reporteri