Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka emëruar sot edhe një zëvendësministër.
Arsim Berisha është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Berishën, zëvendësministër të Shëndetësisë, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në komunikatën për media që ka nisur Qeveria.