Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 356 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.146 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.118.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 29 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 12 janë në qytet, 3 në fshatin Batllavë dhe Sfeçël, 2 raste në fshatrat; Dumnicë e Epërme, Lupç i Poshtëm dhe Zakutë dhe nga një rast në fshatrat; Bajçinë, Godishnjak, Llapashticë e Poshtme, Llaushë dhe Pakashticë e Epërme.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 103.480 të tilla. Prej tyre, 2.118 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 11.034. raste aktive me COVID-19./Llapi.info