Në afërsi të selisë së Partisë Demokratike të Kosovës në qendër të Prishtinë para pak çastesh ka pasur të shtëna me armë.

Dy persona nga një makinë kanë shtënë në drejtim të një tjetri.

Ende nuk dihen arsyet dhe kush është i përfshirë në rast dhe a ka lidhje me PDK-në.

Policia ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se nga të shtënat nuk ka pasoja në njerëz

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, tha Ahmeti për Reporteri.net.

Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.