Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tashmë edhe do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, ka thënë se kjo komunë, sipas tij, ka mbetur e pazhvilluar tash e 20 vjet, raporton Llapi.info.

Ai në T7 ka thënë se do jep maksimumin në garë për kryetar të Podujevës, ndërkohë që ka shtuar se të gjitha bizneset dhe biznesmenët, sipas tij, kanë kaluar në Prishtinë.

“Gjithmonë e kam pasur një ide me bë një garë në Podujevë. Llapi është një qytet që i ka dhënë shumë këtij kombi. Ka një kohë që llapjanët, për mendimin tim, janë të dorëzuar për të bërë diçka për qytet. Krejt bagazhin që e kam 20 vjet e kam njet me ia dorëzu llapjanëve. Podujeva është shymur në aspektin zhvillimor, artistik dhe ka mbetur një shesh që gëzohen me disa drita. Një qytet që krejt ekonomia dhe biznesmenët e fortë në Prishtinë janë llapjanë. Ata atje kanë mbetur shumë keq. Do ta bëjë maksimumin, pasi që nëse nuk e kthejmë zhvillimin në Podujevë, ka me mbetur ma keq se Hani i Elezit”, wshtw shprehur ai./Llapi.info