Foto: Ilustrim

Edhe një person është arrestuar gjatë se premtes në rajonin e Podujevës për vrasje në tentativë, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të  ditur Policia e Kosovës sot në raportin e saj 24-orësh. Sipas PK-së, tentim vrasje pati ndodhur në muajin shkurt të këtij, ndërkohë që një person pati mbetur i lënduar.

“Rr. Sali Çitaku, Podujevë 18.02.2021 – 23:00. Lidhur me rastin, më 23.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar dhe me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Si pasojë e kësaj rrahjeje në këtë rrugë ka mbetur i lënduar rëndë një person nga therja me thikë, rrahje në të cilën ka pasur edhe të shtëna me armë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është intervistuar. Sipas dëshmitarëve, me të dyshuarin ishin edhe disa persona të tjerë dhe njëri nga atë ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë”, ka thënë PK./Llapi.info