Deputeti i PDK’së në Kuvendin e Kosovës, Xhavit Haliti, ia ka uruar ditëlindjen e 53’të ish-kryetarit të kësaj partie, Hashim Thaçit.

Haliti, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se shpreson që ditëlindjen e radhës së ish-presidentit ta presin në Kosovë. Thaçi gjendet në dhomat e paraburgimit në Hagë pasi që po akuzohet për krime lufte.

“Hashim, miku im i çmuar, urime ditëlindja! Edhe 100 të gëzueshme!”, ka shkruar Haliti.

“Shpresoj që të radhës ta festojmë në Kosovë, në rrethana më të mira për Ju, familjen dhe për qytetarët e vendit”, ka thënë tutje ai.