Një rast i vjedhjes është raportuar mbrëmë në Komunën e Ferizajt.

Siç njofton policia, mbrëmë rreth orës 23:10 është arrestuar një person pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur në marketin e pompës së derivateve.

“Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, njofton PK-ja.