Sot kur është duke u zhvilluar procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, ka ndodhur një incident i pazakontë në sheshin e Tiranës.

Dyshohet se një person ka hyrë me veturë brenda sheshit “Skënderbej” (zonë kjo ku është e ndaluar futja me automjete) dhe ka filluar të bëjë manovra të rrezikshme, njofton Klan Kosova.

Një 22-vjeçar ishte në vendin e ngjarjes dhe tregon që e ndaloi shoferin që po i jepte ‘çmendurisht’ makinës në mes të sheshit “Skënderbej”.

Ai tregon se ishte një veprim që duhej ta bënte se s’bën , ndërsa thotë se iu duk si një akt terrorist.

“Erdhi një makinë e çmendur, mu duke si akt terrorist se kemi dëgjuar që ndodhin nëpër botë, u sul mes njerëzve, kishte shume njerëz. E ktheu makinën, erdhën disa të tjerë po nuk e ndaluan dot. Mu duk e nevojshme të ndërhyja”/TCH

https://atvlive.tv/kryesore/i-riu-qe-ndali-veturen-ne-tirane-nuk-kisha-frike-per-veten-por-per-qytetaret/?fbclid=IwAR3OKxzbpx2SyAyKqevB9vcKyd2ITazCMM-CwgBF7bhRefDRnnbFdnFaSFA