Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 227 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.010 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.129.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (73 vjeç), Rahovec 1 rast (60 vjeç), Shtime 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 14 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 9 janë në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Dumnicë e Epërme, Dumosh, Gllamnik, Llapashticë e Epërme dhe Sfeçël.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 104.042 të tilla. Prej tyre, 2.129 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 10.486 raste aktive me COVID-19./Llapi.info