Të paktën 82 persona humbën jetën në Irak, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një spital ku po trajtoheshin pacientët me coronavirus në kryeqytetin, Bagdad.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, më shumë se 100 persona të tjerë pësuan lëndime, gjatë këtij incidenti i cili nisi të shtunën në mbrëmje dhe ndodhi spitalin Ibn Khatib.
Raportet thonë se një aksident kishte bërë që një rezervar oksigjeni të shpërthente, duke shkaktuar më pas zjarrin në objekt.
Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm në shkaqet e asaj që ai e quajti një “aksident tragjik”.
Kreu i Mbrojtjes Civile në Irak, Gjeneral Majori, Kadhim Bohan, tha se zjarri shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, në një kat “të caktuar për reanimacion pulmonar”.