Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për votimin në Shqipëri.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka shkruar se nuk e kupton pse Kurti ka shkuar të votoj në Shqipëri, sepse në të gjithë Kosovën ankohen për ndërhyrje nga Serbia dhe nga presidenti Vuçiq.
Ajo ndër të tjera këtë gjest të Kurtit e ka quajtur të papranueshëm.
“Nuk mund ta kuptoj për çfarë bëhet fjalë. Në njërën anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga Presidenti Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E pa pranueshme. Të paktën jo për mua”, ka shkruar ajo në Twitter.