Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka parashtruar pyetje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, lidhur me zvogëlimin e pagesave shtesë për ekipet mjekësore. Vitia ka deklaruar se Qeveria njeh punën dhe sakrificën, duke shtuar se ka kërkuar takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati, që të mundësohet vazhdimi i shtesave.
“Ministria e Financave ka ardhur në këtë propozim në bazë të kapaciteteve”, ka shtuar Vitia.
I pyetur se pse është anuluar konkursi për stafin mjekësor, Vitia ka thënë se është çështje administrative.