Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se është bërë temë çështja e shtesave dhe disa vendimeve të marra nga ai.
Murati ka thënë se në vazhdimësi po tentohet të manipulohet publiku se gjoja qeveria i ka ndalur.
“Vendimi qeverisë së kaluar në kohë fushate ka qenë për tre muaj. Shtesat kanë pasur afat deri në muajin mars dhe nuk ka pasur më tutje. Kërkesa e ministrit Vitia për personelin shëndetësor ka qenë që të gjejmë një mënyrë që të paktën edhe për një kohë të vazhdojnë shtesat për personelin shëndetësor. Pastaj edhe për policinë e për pensionistët. Të gjithë këta që po ankohen i kemi parë në qeverisjet e kaluara se çka kanë bërë. Vendimi i parë i kryeministrit Haradinaj për rritje të pagave ka qenë për t’ia rritur pagën vetes. Të gjithë juve ju kemi parë dhe deri sot nuk iu ra në mend për personelin shëndetësor”, ka thënë ai.