Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit të Kosovës në fillim të fjalimit të saj.

Ajo ka kritikuar zyrtarët e VV-së duke thënë se po sillen sikur të jenë në opozitë.

“Anëtarët e VV-së e kanë të instaluar në kokën e tyre një USB, reformatoni more se edhe pse jeni në pozitë po silleni si në opozitë. Jeni tu flejt në gjumë dhe na duke bërë opozitarizëm po ju zgjojmë pak nga gjumi”, tha Kadrijaj, shkruan Reporteri.net.

Ajo më tej tha se kushdo që po del kundër VV-së, po duan ta çojnë në burg.

“Kushdo që po del kundër jush po doni me na çu në burg, por s’di nëse na zë”, tha ajo.