Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka takuar sot drejtorin për Rrugë Federale dhe Marrëveshje Ndërkombëtare nga Ministria Federale e Transportit dhe Dixhitalizimit, Guido Zielke.
Zielke e informoi Cufajn për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të Patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Ambasadori Cufaj falenderoi me këtë rast zyrtarin e lartë gjerman dhe e informoi me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me përbërjen e Grupit Punues në Prishtinë. Rrethanat pandemike kanë vonuar marrëveshjen por më e rëndësishmja është që dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që e njejta të përmbyllet sa më parë”, ka shkruar ai.