Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që ka pësuar derisa ishte duke prerë dru në një mal në Podujevë, raporton Llapi.info.

Viktima fillimisht ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por që i njëjti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Fsh. Terrnovicë e Epërme, Podujevë 26.04.2021 – 06:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke prerë dru në mal, është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info