Kërkohet investim dhe konsumimi i produkteve vendore, shënohet rritje e çmimeve në mars.
I kanë blerë gjërat e nevojshme.
Mirëpo qytetarët nuk janë të kënaqur me çmimet që produktet ushqimore bazike kanë.
Ata po ankohen se kompanitë e mëdha po e shfrytëzojnë muajin e Ramazanit për t’i rritur çmimet.
E dallime të dukshme vërehen edhe në potencialin blerës që posedojnë qytetarët krahasuar me vitet e kaluara.
Shqetësuese këtë situatë e ka konsideruar ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu.
Ai ka treguar për T7 se është shtresa e ulët ajo që preket më së shumti.
Sipas tij nëse vazhdohet vetëm me eksport të parasë së gatshme duke importuar produkte nga jashtë atëherë Kosova do të ballafaqohet edhe me sfida të tjera.
Ebazuar në raportin e agjencisë së statistikave të Kosovës është potencuar se Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.2 për qind në muajin mars 2021.
E megjithatë kontrollat e produkteve nuk janë ndalur as në kohën e pandemisë.
Këtë e ka bërë të ditur Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
Ai tutje ka shtuar se çmimi i një produkti nuk paraqet gjendjen reale të sigurisë së tij.
Ndonëse situata me pandeminë ka ndryshuar rrjedhën e funksionimit kjo agjenci nuk i ka ndalur aktivitetet.
Gjatë vitit të kaluar janë larguar nga tregu rreth 800.000 kilogram/litra produkte për shkak të cilësisë jo të mirë.