Një 37 – vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve që ka pësuar derisa po priste dru në një mal në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërkohë që është bërë e ditur se viktima ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
“Fsh. Terrnovicë e Epërme, Podujevë 26.04.2021 – 06:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke prerë dru në mal, është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërkaq, siç mëson Llapi.info, tashmë i ndjeri që ka ndërruar jetë është Daut Zeqiri, 37-vjeçar. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e qytetit te “Hekurudha” në ora 17:00./Llapi.info