Kur kanë mbetur edhe 300 vendvotime, procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në 10 qarqe.
Vetëm në Tiranë dhe Durrës është duke vijuar numërimi.
Partia Socialiste ka triumfuar gjashte prej tyre, përkatësisht në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Berat, ndërsa Partia Demokratike ka fituar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, shkruan Telegrafi.
Qarku i Shkodrës
Partia Demokratike – 5 deputetë
Partia Socialiste – 2 deputetë
Partia Socialdemokrate – 2 deputetë
Lëvizja Socialiste për Integrim – 1 deputetë
Qarku i Kukësit
Partia Demokratike – 2 deputetë
Partia Socialiste – 1 deputetë
Qarku i Lezhës
Partia Demokratike – 4 deputetë
Partia Socialiste – 3 deputetë
Qarku i Dibrës
Partia Demokratike – 3 deputetë
Partia Socialiste – 2 deputetë
Qarku i Durrësit, duke u numëruar
Partia Socialiste – 8 deputetë
Partia Demokratike – 6 deputetë
Qarku i Tiranës, duke u numëruar
Partia Socialiste – 18 deputetë
Partia Demokratike – 15 deputetë
Lëvizja Socialiste për Integrim – 2 deputetë
Partia Socialdemokrate – 1 deputetë
Qarku i Elbasanit
Partia Socialiste – 8 deputetë
Partia Demokratike – 6 deputetë
Qarku i Fierit
Partia Socialiste – 9 deputetë
Partia Demokratike – 6 deputetë
Lëvizja Socialiste për Integrim – 1 deputetë
Qarku i Beratit
Partia Socialiste – 5 deputetë
Partia Demokratike – 2 deputetë
Qarku i Korçës
Partia Socialiste – 6 deputetë
Partia Demokratike – 5 deputetë
Qarku i Gjirokastrës
Partia Socialiste – 3 deputetë
Partia Demokratike – 1 deputetë
Qarku i Vlorës
Partia Socialiste – 8 deputetë
Partia Demokratike – 4 deputetë
PS ka 74 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate.
Nga 5,199 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4,855.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, Partia Socialiste ka marr 709,720 vota apo 48.67 për qind, ndjekur nga Partia Demokratike me 574,532 vota apo 39.4 për qind.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka marr 100,059 vota apo 6.86 për qind dhe Partia Socialdemokrate me 32,673 vota apo 2.24 për qind.
Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.
Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur.