Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu ka thënë se qeveria Kurti ka dy përgjegjësi të mëdha, e që sipas saj ka të bëj me mënyrën se si është menaxhuar pandemia Covid-19 dhe mosnxjerrja e mësimeve se çfarë duhet të bëj në këtë aspekt, shkruan Gazeta Express.

“Mbyllja prej dy javësh ishte pa plan dhe askush nuk mund ta dijë efektin e këtyre masave. Ato vetëm thelluan dëmin ekonomik në mes të bizneseve dhe të punëtorëve. Ky vit ishte i rëndë për shëndetësinë dhe personelin shëndetësor dhe qytetarëve. Albin Kurti dhe qeveria e tij i kanë dy përgjegjësi të mëdha: mënyrën se si janë duke e menaxhuar situatën dhe mosnxjerrjen e mësimeve për atë që duhet të bëj”, ka thënë ajo.

Lexo Edhe:
Von der Leyen e akuzon Erdoganin për seksizëm: Më lanë në këmbë se jam grua
Ndër të tjera deputetja e PDK-së, tha se qeveria Kurti i ka lënë të vetëm si punëtorët shëndetësorë ashtu edhe qytetarët.

“Kjo qeveri i ka lënë të vetëm si personelin shëndetësorë ashtu edhe pacientët në këtë betejë të vështirë”, ka thënë Zejnullahu.

Më tutje ajo foli edhe për farmacistët dhe për rolin e tyre gjatë pandemisë.

Zejnullahu deklaroi se ata as nuk janë vaksinuar e as nuk kanë marrë mbështetje të mjaftueshme nga qeveria.

“Krahas sigurimit të vaksinave qeveria duhet edhe të stimulojë me mjete profesionistët shëndetësorë me pagë shtesë prej 300 euro”, ka thënë ajo.