Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në kilometrin e parë të rrugës nacionale Podujevë – Prishtinë, raporton Llapi.info.
Rasti ka ndodhur në një lokal, i cili është hapur pak muaj më parë në këtë rrugë. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ani pse s’ka dhënë detaje të hollësishme.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur, me forcë kanë depërtuar në objekt, ku nga aty kanë arrit të vjedhin para dhe gjësende elektronike. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë PK në raportin e saj ditor.
Siç mëson Llapi.info, vjedhja ka ndodhur në pikën e “Neptunit”, ndërkohë që siç është raportuar, dëmi ka arritur shifrat e rreth 60 mijë eurove.
Duhet theksuar edhe përgjatë këtij viti numri i vjedhjeve në Podujeva ka qenë i madh, ndërkohë që i theksuar ka qenë edhe i atyre të rënda./Llapi.info