NISMA Socialdemokrate ka reaguar për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.
Në reagimin e kësaj partie thuhet se Kurti po mundohet ta fshehë arsyen e vizitës në Bruksel përmes heshtjes.
“Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si “Non Paper”.
Reagimi i plotë:
Albin Kurti po mundohet të fshehë arsyen e udhëtimit për Bruksel përmes heshtjes.
Takimi në Bruksel po mbahet për rifillim të dialogut me Serbinë.
Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si “Non Paper”.
Kryeministër, trego cili është qëndrimi i juaj për to dhe njoftoe opinionin për agjendën e takimeve në Bruksel. FL