Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit të vendvotimeve në Shqipëri.
Partia Socialiste konfirmohet forcë e parë politike me 768,177 vota ose 48.68 për qind, shkruan Telegrafi.
Partia Demokratike renditet e dyta me 622,234 vota ose 39.43 për qind, Lëvizja Socialiste për Integrim me 107,522 vota ose 6.81 për qind dhe Partia Socialdemokrate me 35,477 ose 2.25 për qind.
Kthyer në mandate, PS ka siguruar 74 deputetë në Kuvendin e ri me 140 ulëse, e ndjekur nga PD me 59 deputetë.
LSI ka marr 4 deputet, kurse PSD e udhëhequr nga Tom Doshi në këto zgjedhje ka marr 3 deputetë.
Të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit e shfrytëzuan 1,551 921 votues ose 45.72 për qind.
Sipas KQZ në total 83,019 vota u shpallën të pavlefshme.
Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.
Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur.