(FILES) In this file photo taken on February 26, 2020, Kosovo's Prime Minister Albin Kurti gives a press conference in Pristina. - Kosovo's less than two-month old government was toppled by a no-confidence vote on March 25, 2020, plunging the poor and unstable democracy into political uncertainty as it tries to halt the spread of coronavirus. After nearly 12 hours of debate, 82 MPs in the 120-member assembly approved the motion against the government of Prime Minister Albin Kurti. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 11 maj i cili u paralajmërua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrelli.

“Unë nuk marr pjesë në atë takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen. Ajo çka mund të konfirmoj është se do të vi në Bruksel për ndonjë drekë ose darkë punë të konfirmuar nga Borrell ku bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor. Vizita që e kemi këtu dy ditë është në kuadër të marrëdhënieve tona bilaterale, që na nevojiten edhe më shumë marrëdhëniet e tilla të forcuara dhe takimet e tilla të rajonit para se të fillojmë kapitullin e ri të dialogut që duhet të jetë i përgatitur mirë edhe me parime pasi nuk e kemi komoditetin për dështime të reja”, ka thënë ai.

Kurti ka nisur të mërkurën takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Tashmë e dimë që do e kemi ardhjen e 95 mijë vaksinave të reja në maj dhe neve na nevojiten më shumë se kaq, dhe me partnerët po diskutojmë se si ti marrim më shpejtë vaksinat që të mund t’i kthejmë më vonë ato për shkak se jo vetëm për shëndetin publik të vendit tonë por edhe për ekonominë private është e domosdoshme ardhja e mërgatës gjatë verës, meqenëse jemi aq shumë të varur nga ta. Pra edhe për shëndetin e dhe për ekonominë. Këtë e kam diskutuar edhe me kryeministrin belg dhe zyrtarët tjerë”, ka thënë ai.