Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani në lidhje me “non-paperin” e publikuar, e që Osmani tha se burimin e ka në Serbi, shkruan Reporteri.net.

Vuçiq deklaroi se kjo është e pavërtetë dhe gënjeshtër. Ai e përsëriti se Serbia, asnjëherë nuk ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Nëse ata tani shpresojnë se Serbia do të pranojë njohjen e Kosovës, unë do të ju thoja që nuk duhet të ëndërrojnë, e lëre më që Serbia qëndron prapa diçkaje të tillë”, tha Vuçiq.

Ai me tone tallëse, komentoi edhe njohjen e Kosovës nga Netflix.

“Unë e shoh që ata po festojnë tërë ditën pasi Netflix i vendosi në listën e shteteve. Netflix ju vendosi në atë listë, çfarë ju duhet tani OKB-ja dhe Interpoli. Shikoni filma, gjuajeni topin”, citohet të ketë thënë Vuçiq.