Dozat e vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë janë drejt përfundimit.
Gjatë ditës së sotme, eventualisht nesër pritet të shpenzohen të gjitha dozat e këtij kontingjenti, shkruan Indeksonline.
Kështu thanë nga Ministria e Shëndetësisë për Indeksonline, teksa shtuan se gjithçka ka shkuar sipas planit të vaksinimit.
Deri dje, në Kosovë janë dhënë 23,950 doza të vaksinës AstraZeneca nga 24 mijë dozave, sa ishte totali i kontigjentit të parë.
Tutje, nga MSH-ja bëjnë të ditur se janë bërë gati për kontigjentin e tjetër të vaksinave kundër Covid-19 që pritet të arrijë shumë shpejt në Kosovë.
Kujtojmë që ditë më parë programi i UNICEF-it në Kosovë ka njoftuar se do të arrijnë edhe 76.800 doza të vaksinës kundër Covidit-19, përmes COVAX-it.
Ndërsa, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka njoftuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj.