Disa pjesë të rrugës që lidh Gollakun me Prishtinën, Kamenicën dhe pjesën tjetër lindore të Anamoravës, janë në gjendje të keqe që pas vërshimeve nga shiu, para 4 muajve.
Atë kohë, shtrati i lumit Marevc doli nga shtrati duke marrë me vete njërin shirit të rrugës.
Rruga që konsiderohet si arterie pasi lidh disa zona, vërshohet goxha shpesh, për çka banorët ia hedhin fajin ministrisë për mungesë të investimeve.
Në dikasterin e infrastruktures i thanë klanit se kanë bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara , dhe se është e nevojshme të sigurohen mjetet për realizimin e këtyre projekteve përmes marrjes së vendimit në qeveri për rishikim të buxhetit.