Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur për dialogun Kosovë – Serbi të cilin ka deklaruar se Bashkimi Evropian do ta mbështesë atë.
“Ky dialog do të mbështetet nga Bashkim Evropian, por e di që nga ana juaj është ngurrim por jemi të gatshëm të ju mbështesim ne”, tha von Carmon.
“Gjithashtu jemi ende kah ana e Kosovës, për shtet-ndërtimin e saj e qëndroj krah jush dhe qytetarëve të Kosovës”.
Ndër të tjera, ajo ka deklaruar se shpreson të takohet sa më shpejt e të flasin fizikisht për ketë proces.