Përpos gajles së sigurimit të ushqimit, Fetije Avdiu nga Peja, këtë muaj duhet të gjejë zgjidhje për pagesën e qerasë, të cilën deri tash ia paguanin bamirësit.
Në të kundërtën, ajo me 1 maj do të mbetet nën qiellin e hapur.
Tre nga gjashtë fëmijët që ka, jetojnë me të, njofton Klan Kosova.
Për njërin sëmundja e për dy tjerët kushtet e vështira, ishin arsyeja e ndërprerjes së shkollimit.
Në komunën e Pejës i thanë Klan Kosovës, se nuk kanë ndonjë banesë për t’u dhuruar rasteve të tilla, e as ndonjë fond për pagesën e qerasë për to.