Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se Qeverisë i mungon plani për menaxhimin e pandemisë dhe plani qeverisës. Zemaj në një konferencë për media ka thënë se Qeveria Kurti duhet të hartojë plan për vaksinim, mbikëqyrje të rreptë të masave, të sigurojë kushte për personelin shëndetësor dhe të sigurojë vaksinat.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka shtuar se numri i rasteve pozitive ka rënë sepse ka pak testime.