Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së për lirim të përkohshëm nga paraburgimi.

Ky panel ka vendosur sot lidhur me apelet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Kransiqit dhe Rexhep Selimit kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm duke i hedhur të njëjtat poshtë.

Kjo nuk është hera e parë që katërshes së UÇK-së iu refuzohet kërkesa për lirim të parakohshëm, njofton Klan Kosova.

Edhe në fillim të këtij viti lirimi i tyre i parakohshëm ishte refuzuar me arsyetimin se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim.

Katër ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim në Hagë që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar nën akuzat për krime lufte që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999