Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur një konferencë për media ku ka akuzuar pasardhësin e tij në pozitë, ministrin Arben Vitia, se nuk ka plan për menaxhim të pandemisë.
Zemaj tha se nëse vazhdohet me këtë ritëm, Kosovës do t’i duhen më shumë se tri vjet për t’a përmbyllur procesin e vaksinimit, derisa kërkoi që të shtohen përpjekjet te miqtë ndërkombëtar për sigurimin e vaksinës.
Në fund, shefi i dikasterit të shëndetësisë së LDK-së, tha se qeveria duhet t’i lë anash inatet dhe të bashkëpunojë me Shqipërinë, në mënyrë që t’i hapë rrugë qytetarëve që duan të vaksinohen atje.