Sot janë bërë 22 vjet nga bombardimi i autobusit në urën e e fshatit Lluzhan të Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.
Bombardimi në këtë urë kishte ndodhur mesditën e së shtunës të 1 majit 22 vite më parë (1999), nga forcat ajrore të NATO-s.
Në këtë autobus të linjës Prishtinë – Podujevë nga bombardimi humbën jetën mbi 30 civilë shqiptarë. Tragjedia kishte ndodhur në kohën e intervenimit të forcave ajrore të NATO-s kundër policisë serbe, në periudhën mars-qershor të 1999-s.
Në këtë vend janë vendosur kurora lulesh nga familjarët e viktimave, derisa sot do të vendoset edhe pllaka me emrat e të rënëve. Përurimi i pllakës përkujtimore të ndërtuar në shenjë përkujtimi për viktimat që ranë në urën e Lluzhanit do të bëhet sot në ora 12:00, ku do të merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi./Llapi.info