Në klinikat me COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Sars-Cov-2.
Në një njoftim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thuhet se numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 528, ku prej tyre 431 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 416 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 229 pacientë:
14 prej tyre në gjendje të rënduar
169 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
197 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 92 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 36 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 299 pacientë:
22 në gjendje të rënduar
262 të konfirmuar pozitivë
219 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 48 pacientë
Spitali i Gjakovës, 57 pacientë
Spitali i Pejës, 73 pacientë
Spitali i Gjilanit, 40 pacientë
Spitali i Ferizajt, 36 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë