Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 160 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.002 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.183.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 11 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 4 janë në qytet, 2 në fshatin Llaushë dhe nga një rast në fshatrat; Bellopojë, Halabak, Letanc dhe Revuçë.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 105.535 të tilla. Prej tyre, 2.183 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 8.312 raste aktive me COVID-19./Llapi.info