Dyzet për qind e të ardhurave në ekonomitë familjare kosovare, shkojnë për konsum ditor.
Kështu tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, bazuar në raportin për rritjen e çmimeve për tre mujorin parë të këtij viti.
Nga kjo agjenci, Ibish Asllani thotë se derisa një pjesë të qytetarëve pagat u janë ulur si pasojë e pandemisë, çmimet e produkteve të konsumit bazë janë rritur.
Asllani tregon se çmimi i shportës së konsumit tek familjet kosovare është më e larta në Evropë.
Por, në Institutin për hulumtime, INDEP, thonë se rritja e çmimeve nuk është bërë vetëm për shkak të pandemisë por dyshojnë të ketë pasur marrëveshje të fshehtë mes kompanive.
Për më tepër, ndryshe nga vendet e Evropës Perëndimore, në të cilat çmimet e produkteve bazë ushqimore nuk lejohet të rritën në situata emergjente si ajo e pandemisë, në Kosovë nuk ka legjislacion që e parandalon këtë./ Top Channel