Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se dëshiron ta shprehë konsideratën për mediat profesionale e të guximshme.

“Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë.”

“Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon.”

“Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve”, shkroi ajo.