Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 101 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.052 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.187.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 4 raste pozitive në Podujevë. Një rast është konfirmuar në qytet dhe nga një fshatrat; Katunishtë, Batllavë dhe Bellopojë

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 105.636 të tilla. Prej tyre, 2.187 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 7.983 raste aktive me COVID-19./Llapi.info