Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këtë akaident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka shtuar Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, prej tyre, 16 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info