Llapi.info ka raportuar gjatë ditës së djeshme për rrjedhjen e ujërave të zeza nga pustetat, e që të cilat “pushtonin” Liqenin e Batllavës, liqen nga ku furnizohen me ujë pijshëm qytetarët, raporton tutje Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar portali, shihej se rrjedhat e ujërave të zeza me kundërmim të madh, shkonin direk në këtë liqen. Për këtë u ankuan vizitorët dhe banorët e fshatit Orllan
Pas këtij raportimi, Komuna e Podujevës ka sanuar menjëherë problemet që sillnin deri te këto ujëra. Në pamjet që ka siguruar sërish Llapi.info, shihet kompania e kontraktuar nga Komuna duke sanuar dhe duke larguar kështu ndotjen e liqenit të Batllavës.
Ndërkohë, për këto ujëra të zeza dhe ndotja që po bëhet nga mbeturinat kanë reaguar edhe organizatat joqeveritare./Llapi.info
LEXO EDHE:
Pamje shqetësuese: Ujërat e zeza “pushtojnë” liqenin e Batllavës