Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçiklist, ku për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i lënduar. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasoj e aksidentit  lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 51 aksidente, prej tyre, 24 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara: