Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka reaguar pas raportimit të Llapi.info në lidhje me pikën e rendit të ditës në Kuvend, për propozim Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e saj për taksa, tarifa dhe gjoba Komunale, përmes së cilës kishte për synim lirimin nga taksa komunale shumicën e bizneseve në këtë komunë.

Përmes kësaj rregulloreje, siç ka thënë edhe drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, Pajtim Balaj, do të liroheshin nga taksa komunale shumica e bizneseve llapjane. Ai fillimisht kërkoi që të vihej për diskutim publik. Por, këtë e pamundësoi pikërisht LDK që votoi kundër, kurse abstenoi PDK.

Në videon e kësaj pike të rendit të ditës shihet qartë që të gjithë këshilltarët e LDK-së kanë votuar kundër. (Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu, ndërsa votimi ndodh në minutën e 27.40).

Refuzimi për të votuar pro i këshilltarëve të LDK-së ka qenë rritja e kësaj tarife për disa biznese që (nuk lirohen nga kjo taksë).

LDK, duke u munduar të reagojë disi, ka habitur pikat e rendit të ditës, e për të cilat ka raportuar sot portali.

Llapi.info ka raportuar sot vetëm për pikën e drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik dhe jo atë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Llapi.info ka raportuar gjithçka drejt për pikën e rendit tjetër. Në këtë artikull të publikuar në ditën kur është mbajtur seanca, përmendet se unanimisht është marrë vendimi i të gjitha subjekteve për lirimin nga taksat komunale-shfrytëzimi i hapësirave publike-tarracave pranë lokaleve të subjekteve afariste të gastronomisë dhe operatorëve të transportit publik.

Lexo edhe: Podujevë: Lirohen nga taksat komunale operatorët e transportit publik dhe tarracat pranë lokaleve të gastronomisë

Reagimi pa ndërhyrje i LDK-së: