Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 153 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.474 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.195.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 9 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 4 janë në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Bradash, Llapashticë e Epërme, Metehi, Sfeçël dhe Siboc i Epërm.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 105.864 të tilla. Prej tyre, 2.195 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 7.347 raste aktive me COVID-19./Llapi.info