11 profesorë të Universitetit të Prishtinës duhet që t’i lirojnë pozitat pasi që janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Rektorati i UP-së, tashmë ka marrë vendim që profesorët e zgjedhur deputetë do të pezullohen nga puna.
Pezullimi i tyre nga pozita e profesorëve do të zgjasë për aq kohë sa ata do të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është njëri nga deputetët që duhet të lirojë detyrën e profesorit universitar. I pari i PDK-së, Enver Hoxhaj është pjesë e kësaj liste.
Lista me 11 deputetët të cilët nuk mund të ushtrojnë profesionin e profesorit universitar në të njëjtën kohë:
1.Prof.dr. Enver Hoxhaj, (Fakulteti Filozofik);
2.Prof.ass.dr.Ardian Kastrati, (Fakulteti Filozofik);
3.Prof.ass.dr. Ardian Gola, (Fakulteti Filozofik);
4.Ass.dr.Fitim Uka, (Fakulteti Filozofik);
5.Prof.dr. Kujtim Shala, (Fakulteti Filologjik);
6.Prof.dr. Avdullah Hoti, (Fakulteti Ekonomik);
7.Prof.ass.dr. Hikmete Bajrami, (Fakulteti Ekonomik);
8.Ass. Eliza Hoxha, (Fakulteti I Arkitekturës);
9.Prof.asoc.dr. Ferat Shala, (Fakulteti Inxhinierisë Mekanike);
10.Prof.asoc.dr. Shemsedin Dreshaj, (Fakulteti i Mjekësisë) dhe
11.Prof.ass.dr.Albena Reshitaj, (Fakulteti i Mjekësisë).